Ishte çështja që ndau Gazidis dhe Boban, Ibras nuk i mbajnë më nervat dhe konfrontohet me CEO-n e Milanit

Ujërat te Milani janë trazuar dhe shkarkimi i Boban e ka përkeqësuar ndjeshëm situatën. Kroati u largua nga Gazidis, ndërsa në të pikëpyetje është edhe posti i legjendës kuqezi, Maldinit. Por këto lëvizje në kupolën e Milanit kanë sjellë edhe zemërimin e Ibrahimoviç, që nuk e ka pritur aspak mirë ndarjen e Boban me ekipin italian.

Madje kjo edhe për shkak se e ardhmja e tij te klubi i “djajve” është lëkundur tani. Boban dhe Maldini kanë qenë ata të cilët e kanë sjellë sulmuesin 38-vjeçar në Milano, ndërsa përflitej se ishin të gatshëm që marrëdhënien me Ibrahimoviç ta vazhdonin edhe përtej verës. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane kjo ka qenë edhe një nga çështjet e nxehta që kandarë përfundimisht Boban me Gazidis, me këtë të fundit që duekt se nuk ka ndërmend t’i besojë sërish 38-vjeçarit.

Ndërkohë bëhet e ditur se përpara takimit me Xhenoan ditën e djeshme një debat i tensionuar është shkëmbyer mes Gazidis dhe Ibrahimoviç. Sulmuesi suedez e ka bërë të ndihet prezencën e tij në Milano,pasi me golat dhe figurën e tij të një lideri të padiskutueshëm është vënë re edhe një ngritje në formën e kuqezinjve. Por kjo duket se nuk mjafton për CEO-n e Milanit dhe bashkëpunimit me Ibrën mund me shumë gjasa do i vijë fundi në qershor./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *