E fundit/ Te Parma-Spal nuk dalin lojtarët në fushë, ja vendimi i marrë për Serie A

Për të gjithë ata që prisnin ndeshjet e Serisë A në ditën e sotme, një gjë e tillë ka pasur shumë dyshime. Lojtarët nuk kanë dalë në fushë te Parma-Spal, për shkak të një vendimi emergjent.

Ministri i sportit në Itali ka takuar krerët e Federatës Italiane të Futbollit dhe po diskutohet mundësia e shtyrjes së gjithë ndeshjeve në elitën e futbollit italian. Deri tani ka pasur një situatë kaotike, por lajmet e fundit nga Italia thonë se Parma-Spal do të fillojë në 13:45 ndërsa do zhvillohen edhe ndeshjet e tjera sipas programimit, përfshirë këtu edhe Juventus-Inter. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *