Sezoni i Vllaznise ka qenë me të vërtetë me hope të mëdha. Shkodranët e rikthyer në Superligë pas një viti në Kategorinë e Parë na kanë prezantuar një ekip me dy fytyra. Të fortë në ndeshjet në transfertë dhe të brishtë brenda në “Loro Borici”. Gjithashtu niveli i lojes nuk ka qenë aty ku duhet.
Por ajo që po vihet re në këtë sezon te kuqeblutë është aktivizimi i shumë lojtarëve të huaj. Një skuadër me një akademi të shkëlqyer dhe ndoshta më të mirën në Shqipëri, nuk po i beson elementit të ri dhe vendas. Këtë gjë po e “vuan” sidomos brezi i vitit 2000 i akademise Vllaznia. Ish-kapiteni i ekipit U-19 të Vllaznise, Serjan Rrepaj është afruar në ekip që në fillim të sezonit. Ku edhe ka nënshkruar një kontratë afatgjatë me drejtuesit shkodranë.
Shtatlarti i shumë vlerësuar nga ekspertët e futbollit për lojën e tij në ajër. Si edhe luftën dhe grintën sportive ende nuk ka pasur kënaqësinë të luajë në Superligë. Rrepaj prej vlerave që ka është grumbulluar shpesh edhe kombëtaret e moshave të Shqipërisë. Ku numëron mbi 10 paraqitje me ekipet U-19 dhe U-20. Si edhe ka udhëhequr kuqeblutë e vegjël në sfidat e Uefa Champions League Youth.
Është e vërtetë që në periudhën më të madhe të sezonit, mbrojtësit e Vllaznise kanë bërë mirë. Por shansi për të treguar vlerat duhet t’iu jepet të gjithëve dhe një gjë e tillë s’ka ndodhur me 19-vjeccarin. Shkodranet kanë gabuar edhe në të shkuarën me lojtarë te ndryshëm. Që më pas janë larguar dhe kanë shpërthyer në skuadra të tjera. Kështu që duhet të kenë më vëmendje ndaj elementëve premtues për të ardhmen, ku në vend që të bëjnë merkato pafund ccdo vit, mund të fitojnë një lojtar që mund ta kenë për 10 vite.
Kuptohet që situatat te kuqeblutë nuk është ndër më të mirat të mundshme. Por në një kampionat si ai shqiptar ku te Tirana që pretendon të shpallet kampion janë protagonistë disa djem të ditëlindjes 2000, pse të mos jetë edhe tek Vllaznia protagonist edhe një si Rrepaj. Ku te 9 herë kampionët e vendit me afrimet e shumta nga jashtë Shkodres e me shpenzime të mëdha, ccdo sezon po luftohet vetëm për mbijetesë. /Endri Cinari-Sport Ekspres/