Cobolli Gigli ka zgjedhur të komentojë sërish Sarrin në krye të Juventusit. Ish-presidenti i bardhezinjve është kritik i trajnerit italian, teksa edhe më parë e ka folur me rezerva për ecurinë e tij në stolin e “Zonjës së Vjetër”.
Gigli është prononcuar për Radio Kiss Kiss Napoli, ku shprehet i bindur se emërimi i Sarrit në krye të pankinës së Juventusit ishte një gabim i madh dhe se puna e tij është e pamjaftueshme. Gjithashtu shton faktin se nuk zbatohet filozofia e tij e futbollit me Ronaldon dhe se nuk duhet harruar e shkuara, kur Sarri ka mbytur me fjalë Juventusin në kohën kur drejtonte Napolin.
“Për mua puna e Sarrit është e pamjaftueshme. Ishte një gabim serioz emërimi i tij si trajner. Të mendosh se Juventusi mund të luajë me lojën e Mauruzio Sarrit me disa futbollistë si Ronaldo është gabim. Më pas edhe ai ka gabuar me vendimin për të shkuar në një skuadër në të cilën ka “pështyrë” gjatë eksperiencës në Napoli. Metoda e tij? E pamundur të zbatohet me Ronaldon”, ka thënë ish-presidenti i Juventusit./Sport Ekspres/