Elis Bakaj ka fituar trofeun e parë në skuadrën e re ku luan në Bjellorusi, Dinamo Brest. Ka mjaftuar ndeshja e debutimit që futbollisti shqiptar të ngrejë Kupën e parë. Më saktësisht Superkupën, ndërsa ka arritur të fitojë me rezultatin 2-0 ndaj ish-skuadrës ku Bakaj ka luajtur më herët, Shakhtar Soligorskit.
Lojtari që më herët ka qenë pjesë e Superiores u aktivizua në minutën e 81 të takimit, duke debutuar me skuadrën e re. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes tregohet edhe uria për të fituar: “Sigurisht që jam i kënaqur që në ndeshjen e parë kam arritur të fitojë trofe. Besoja te fitorja që përpara të niste ndeshja, besoj shumë te Dinamo Brest. Dhe sigurisht që besoj se në këtë vit ne do të fitojmë të gjitha. Jam i lumtur që jam këtu, pasi në kundërt, nuk do të vija fare”, ka thënë Bakaj. /Sport Ekspres/