Kushtet e stadiumit të qytetit të Gjilanit, në të cilin ka luajtur ekipi i udhëhequr nga Mezani, duken në një gjendje vërtetë të keqe. Aq sa nevojitet një urë për të kaluar nga pankina për në fushën e lojës. Disa reshje shiu kanë mjaftuar që pjesa e cila ndan vendin ku stafi teknik dhe lojtarët rezervë rrinë nga fusha të mbyshet e gjitha me ujë. Duke parë një pamje të tillë të mjerueshme padyshim që vetëm stadium për nivelin më të lartë të një vendi nuk të shkon nëpërmend.
Megjithatë punimet që po kryhen në stadiumin e Gjilanit kan krijuar një situatë të tillë aspak të denjë për kohën kur jetojmë, teksa drejtuesit e klubit të qytetit dëtyrohen të përdorin dërrasa për të mundësuar kalimin në fushën e futbollit gjatë ndeshjes kundër Feronikelit. Gjithashtu edhe kalimi për në dhomat e zhveshjeve ishte vështirësuar ndjeshëm./Sport Ekspres/