Ronaldinjo ka rënë në duart e autoriteteve paraguajane, teksa është kapur me pasaportë të falsifikuar në shtetin amerikano latin. Ish-futbollisti i njohur i Barcelonës njihet nga të gjithë për sukseset e mëdha të arriturë në karrierën e tij si futbollist, por me sa duket punët e tij me ligjin nuk janë të mira.
Si pasojë e një dënimi nga shteti brazilian në vitin 2018, Ronaldinjos iu mohua e drejta e largimit nga Brazili, pasi nuk mundi të paguajë gjobën e marrë. Për këtë arsye, ish-fituesi i Topit të Artë udhëton me dokumente të falsifikuar.
Ronaldinjo bashkë me vëllain e tij ishin të ftuar nga pronari i një kazinoje në Paraguaj, pork y udhëtim nuk u shkoi ashtu siç e prisnin. Ndërkohë ende nuk dihet se çfarë masash do të merren ndaj tyre, ndërsa të dy brazilianët janë shoqëruar nga forcat e policisë në rajon./Sport Ekspres/