Elis Bakaj fiton Superkupën e Bjellorusisë kundër ish-skuadrës, feston…por jo si më parë!

Elis Bakaj e ka nisur me një trofe aventurën e tij të re te Dinamo Bresti. Bëhet fjalë për Superkupën e Bjellorusisë, ndërsa është luajtur pikërisht kundër ish-skuadrës së tij, Shakhtar Soligorsk. Ndeshja përfundoi në shifrat 2-0, ndërsa lojtari shqiptar ka luajtur për 6 minuta.

Pas vërshëllimës së arbitrit ka pasur vend për festë, pasi do të ngrihej Kupa. Por Bakaj duhet të përveshë menjëherë mëngët, pasi ka shumë punë përpara. Vendi te Bresti nuk është më i sigurt si dikur te Soligorski, kur ishte një titullar i paprekshëm.

Konkurrenca në ekipin e ri është e madhe, pasi Bresti ka dalë kampion në sezonin e shkuar dhe ka lojtarë shumë cilësorë. Pikërisht për këtë arsye, Bakaj duhet që të tregojë vlerat e tij për t’u kthyer në formacionin titullar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *