Tirana do të ndeshet ndaj Flamurtarit në ndeshjen e radhës të Superiores, pas fitores së arritur në derbi me rezultatin 5-1 ndaj Partizanit. Por trajneri Egbo kërkon që të ul me këmbë në tokë lojtarët bardheblu dhe të mos e pretendojnë suksesin e lehtë.
“Nuk do të ketë shumë ndryshime mes ndeshjeve, ndaj Flamurtarit do të jetë ashtu si edhe ndaj Partizanit. Të dyja këto ndeshje të njëjtën vlerë kanë, vlejnë 3 pikë. Ndryshimi i vetëm është se ndaj Partizani kemi fituar edhe në anën morale”, u shpreh Egbo. Bardheblutë kërkojnë që të arrijnë te titulli kampion për 100 vjetor me këtë trajner, ndërsa lojtarët kanë nisur të shprehen se duan “ta vrasin” kampionatin përpara kohe”. /Sport Ekspres/