Idriz Batha është i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”, ndërsa ka folur për momentin që po kalon Tirana. Mesfushori i bardhebluve e ka përsëritur edhe njëherë se gjesti i tij i kontaktit ndaj lojtarit të Partizanit, që u komentua aq shumë në media, është i shëmtuar, por jo për karton të kuq.
“Unë e di shumë mirë se ia kam hedhur paq aty, se mund të merrja karton të verdhë. Ishte tërësisht e shëmtuar si gjest, por vetëm kaq. Nga 400 ndeshje në fundjavë, shihni rreth 100 raste të tilla edhe në botë. Nuk ishte fare për karton të kuq dhe nëse do ndëshkohesha aty unë, të jeni të sigurt që do isha i kujdesshëm për ndërhyrjet e tjera.
Të them të drejtën, nuk jam tip i lojtarit që i provokoj të tjerët. E di që Rama tha edhe se e ka pështyrë, por asnjëherë në botë. Skuadra është ndërtuar që më herët, nga profesor Ardi, pa harruar edhe presidentin Halili. Menaxheri nuk më është dashur në Shqipëri të them të drejtën, por menaxher kam Tefik Osmanin dhe më ka premtuar shumë gjëra, Kombëtaren dhe ekipin jashtë. Është shumë i fortë ai. (Qesh)”, ka thënë Batha. /Sport Ekspres/