Komisioni i Displinës ka publikuar vetëm para pak minutash vendimet e marra për javën që lamë pas në futbollin shqiptar. Pak raste kemi këtë herë sa i përket dënimeve, ndërsa kryefjala është Tirana-Partizani. Të dyja klubet duhet të paguajnë një gjobë për sjelljen e tifozëve, e të dëmshpërblejnë dëmet e shkaktuara në “Air Albania” brenda 15 ditëve. Ndërkohë të njëjtën masë dënimi me gjobë e ka edhe Teuta, megjithëse në vlerë më të vogël. /Sport Ekspres/
Vendimet e Disiplinës
1. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Neneve 65/1, 65/3/c) të KDS dhe Nenit 116 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dënohet me gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) Lekë.
KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në sektorin përkatës të stadiumit “Air Albania Stadium” sipas akt konstatimit të Qendrës Sportive Kuq e Zi, brenda 15 ditëve.
2. FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Neneve 65/2, 65/3c) të KDS dhe Nenit 116 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) Lekë.
FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në sektorin përkatës të stadiumit “Air Albania Stadium” sipas akt konstatimit të Qendrës Sportive Kuq e Zi, brenda 15 ditëve.
3. KF Teuta, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Neneve 65/1/ dhe 65/3/c) të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) Lekë.
4. Pranimin e kërkesës së FK Egnatia, pezullimin e zbatimit të pjesës së mbetur të dënimit.