Tirana ka arritur të fitojë ndaj Partizanit në shifrat 5-1, duke dhuruar një spektakël të vërtetë dhe shumë emocione. Një përballje dinjitoze nga ana e të kuqëve, që pavarësisht se ka luajtur me një lojtar më pak që nga minuta e 16, ka qenë sërish konkurruese duke mos i treguar aspak ndryshimet sa i përket numrit të futbollistëve.
Partizani ka kontestuar ashpër gjyqtarin, megjithëse sipas specialistëve, qëndrojnë të gjitha vendimet e marra gjatë ndeshjes. Me rregull të shkruar Bitri duhej të ndëshkohej me karton të kuq si lojtari i fundit dhe duhej të jepej penallti dhe nga ana tjetër, Telushi ishte me kohë vonese larg, për të falur edhe 11-metërshin tjetër.
Por kritika ka edhe kur zbatohet rregullorja, ndërsa në Shqipëri është kthyer si në një kulturë fajësimi i arbitrimit, ndonjëherë edhe pa arsye. Vetë Jonuz do të shprehej më herët se presioni bën mirë ndaj gjyqtarëve duke kontestuar vazhdimisht apo Ramadani teksa tha se në ndeshjen ndaj Ballshit, ku pas çdo vërshëllime, shkonin tre lojtar të Bylisit për të protestuar.
Pra ideja është për të pasur një ndikim presioni dhe për t’ia bërë punën sa më të vështirë gjyqtarit, pavarësisht sesa të drejta janë vendimet e tij. E në orët e fundit nuk mund të qëndronte pa reaguar edhe zëvendës kryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe.
Në një vend që ka aq shumë probleme për t’u diskutuar dhe për t’u mbyllur, me qytetarët që me valixhe në duar shohin të marrin arratinë prej këtu, duhet të dëgjojnë edhe “të zeza” mbi futbollin, në këtë vendin tone që e quan veten të përlyer në gjithçka, nga vetë zëvendës kryeministri. Pra sikur të mos mjaftonte “balta” e përditshme që jetohet edhe në politikë, qytetarët marrim mjaftueshëm arsye për t’u larguar, teksa thuhet që gjithçka është e prekur dhe e sajuar.
Erjon Braçe akuzon për sistem kriminal dhe të basteve, megjithëse nga politika duhej të jetë mjaftueshëm e qartë se akuza duhet të provohet gjithmonë dhe nuk duhet vetëm të hidhet në ajër, si një shashkë që bën vetëm zhurmë dhe tërheq vëmendjen. Në periudhën kur Tirana u ndesh me Bylisin dhe Partizani ndaj Skënderbeut, pati disa gabime nga arbitrat.
Por Braçe e quajti si një skandal të vërtetë dhe vënie të duarve në kokë për penalltinë që iu dhanë Tiranës, për të thënë se gara është përcaktuar. E megjithatë nga ana tjetër ishte një gabim edhe më i madh që në fakt qendronte në favor të Partizanit, atje ku Dita megjithëse nuk e preku topin aspak me dorë, por do të jepej 11-metërsh për të kuqtë. “E mirë në rregull, po kjo nuk është se vendosi shumë, sa ajo e Tiranës”, do të ishte reagimi i mëvonshëm. Sigurisht që kjo gjuhë që vjen edhe nga qeveritarët për të pasur ndikimin në futboll, nuk bën asgjë tjetër veçse rrit presionin dhe tensionin në futboll, në një kampionat që ka pasur gabime të shpërndara arbitrave dhe aspak dyshime deri tani. /Sport Ekspres/
Reagimi i Braçes
PARTIZAN,
KY PERBALLE TEJE
ESHTE SISTEM KRIMINAL!
PAS BASTEVE,
ME I POSHTRI!
Heshta pas ndeshjes me Bylis,
doja te plotesoja gjithe vezhgimin tim,
nisur nga java 1 e fazes 3;
CDO NDESHJE KYC NE
GAREN PER TITULL NE FAZEN 3
ESHTE VENDOSUR NGA SISTEMI,
ME DORE-ME ARBITRA!
KURRE NE FUSHE!
Presidenti i F$HF tha:
NJE EKIP I MIRE TE RREH ME GJITHE ARBITRA (referuar gabimeve te tyre). Kjo eshte alibia qe nis ne F$HF e legjitimohet ne platformen televizive ku presidenti i perjetshem eshte njeri nga pronaret e ku, moderatori eshte nje nga ata, i njenashem, analisti eshte po nje nga ata, i njenashem, komentatori eshte nje nga ata-keshilltar, i njenashem.
Pra nje TALLJE E MADHE,
ne fushe me lojtaret, ne stadium me pagese me tifozet, ne tv me pagese me cdokend qe ka pasion futbollin.
Bylis eshte nje ekip shume i mire,
fitorja me te ben diferencen;
Por Tirana e mundi me dy gola me dore, Teuta me nje penallti te padhene, Skenderbeu e barazoi me nje penallti te paqene, Partizani se mundi dot prej nje goli te paqene e nje goli fare te rregullt!
NE TE GJITHA RASTET
VENDOSEN KRIMINALISHT ARBITRAT!
Ky kampionat ka dy renditje;
Njera kjo e pikeve, tjetra-renditja e ekipeve qe favorizohen.
Te paren e dini, tek kjo e dyta,
Tirana e Kukesi jane ne krye,
mundin gjithkend ne favore,
Teuta mund gjithkend ne favore por jo Tiranen e Kukesin, Skenderbeu vjen fill por s’mund dot keto tre me siper,
Bylis nuk mund dot as Tiranen,
Kukesin, Teuten, Skenderbeun,
por Partizanin patjeter;
Shihni ndeshjet e fazes se trete,
merrni nje nga nje gabimet e arbitrave dhe ju del keshtu!
Vendosin ata-SISTEMI, jo futbollistet!
Sot i njejti skenar;
Partizanit nuk i jepet penallti neto,
nuk i jepet nje i kuq Tiranes kur per nje rast te njejte ne Durres, Melo e Boldor
u denuan 5 ndeshje,
i jepet penallti kunder e i kuq nga nje simulim banal me prekje-ketu loja ne fushe kthehet ne tallje,
ndeshja vendoset me dore-fiks arbiti qe i dha 2 penallti te paqena Kukesit e u denua 8 jave!;
TIRANA, KUKESI, TEUTA JANE PERPARA NE RENDITJEN E FAVOREVE!
Ky eshte sistemi kriminal!
Nga stadiumi, arbitrat, ne TV, ne dore te nje njeriu!
vo: halli i Kryeministrit? Tapeti i barit i vjedhur i stadiumit/foto 7