“Përpara çuna”/ Idrizaj duhet të lehtësohet, portieri në Francë e fut topin në rrjetë me duart e tij

Nëse në Shqipëri flitet ende për autogolin e Idrizajt në derbin mes Tiranës dhe Partizanit, mbrojtësi i të kuqëve duhet të lehtësohet disi nga faji dhe përgjegjësia. Futbolli i pranon edhe gabimet, që janë njerëzore për të gjithë protagonistët.

Por në Europë në mbrëmjen e djeshme kanë folur për autogolin e vitit. Meritat i takojnë vetëm gardianit 30-vjeçar Brice Maubleu. Pikërisht në ndeshjen mes Caen dhe Grenoble, që është në “Ligue 2”. Teksa e gjithë skuadra po hidhej përpara dhe Caen po fitonte 1-0, duke pritur topin nga portieri, ky i fundit bën një gabim trashanik për ta dërguar në rrjetë. Më pas ka bërë gjithçka për ta evituar gafën, por megjithëse sfera nuk ka prekur saktësisht rrjetën, por goli është quajtur për Caen dhe rezultati ka përfunduar 2-0. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *