Lyoni e ka mbyllur në shifrat 1-0 ndaj Juventusit në pjesën e parë. De Ligt u gjakos keqazi në fushë dhe po merrte mjekimin e doktorëve.
Por në këtë moment erdhi goli i vendasve, që e shfrytëzuan më së miri mungesën në qendrën e mbrojtjes. Tousart nuk do e kishte të vështirë që të gjente rrjetën, duke u gjendur thuajse i pambuluar para portierit të Juventusit. /Sport Ekspres/