Tirana-Partizani pritet me shumë interes në “Air Albania”, me derbin që do të zhvillohet në ditën e premte. Menjëherë pas daljes në treg të biletave është vënë re një interesim i frikshëm i tifozëve që kërkonin ta shihnin më nga afër këtë përballje.
Sipas asaj që raporton “Balkanëeb”, deri në mesditën e sotme janë shitur 14 mijë bileta. Pra deri në ditën kur do të zhvillohet ky takim, do të shohim një stadium të stërmbushur. Ndërsa sa i përket ndeshjes së parë ku bardheblutë thyen mallkimin ndaj Partizanit, ishin në stadium rreth 19.500 tifozë. Numri do të shtohet në vazhdimësi dhe këtë herë mund të thuhet se as “Air Albania” nuk mund të përmbushë interesimin e tifozëve për të parë ndeshjen e Superiores. /Sport Ekspres/