Në rrjetet sociale Kristiano Ronaldo ka arritur një rekord më vete, duke u ndjekur në “Instagram” nga më shumë se 200 milionë njerëz. Por në mbrëmjen e djeshme, është hapur edhe një profil nga djali i tij, Cristiano Ronaldo Junior.
Pa kaluar ende 24 orë, ka mjaftuar vetëm një etiketim nga portugezi në një foto familjare dhe djali i tij ndiqet nga shumë njerëz. Thuajse 1 milionë persona janë duke ndjekur Cristiano Ronaldo Junior, që është vetëm 10-vjeç dhe kërkon të bëhet lojtar, por që tani ndiqet më shumë se emra të njohur në futbollin europian. /Sport Ekspres/