Malaga pritet që të kthehet në një histori filmi, me skenarin dhe aktorin kryesor George Clooney, që është i njohur në botën e Hollivudit. Por këtë herë kërkon që të lërë gjurmë edhe në botën e sportit, ndërsa po kërkon aksionet e klubit të Malagas, atje ku luan Armando Sadiku dhe Keidi Bare.
Aktualisht kjo skuadër drejtohet nga Sheikh Al Thani, që e gjeti ekipin thuajse në gjysmëfinalen e “Champions League”, me lojtarë të tipit Isko dhe Demikelis. Por më pas “rubineta e lekëve” u mbyll dhe nuk po shpenzohej si më herët.
Tashmë klubi po lufton për mbijetesën në “Segunda Division” dhe kjo tregon rënien e skuadrës. Në “Canal Malaga” ka dalë deklarata se Clooney kërkon të blejë skuadrën e Malagas. Por arsyeja se përse nuk ka ndodhur ende, është se Al Thani kërkon një çmim të çmendur.
Jo më pak se 100 milionë euro për të blerë skuadrën dhe për këtë arsye Clooney po stepet dhe është ende në fazën e bisedimeve, me bindjen se do të bind drejtuesit aktual për t’i lënë çelësat e skuadrës dhe për ta kthyer në një histori filmi. Por se çfarë fundi mund të ketë, kjo ende nuk mund të parashikohet. /Sport Ekspres/