“Të bëj vrapime të pista”/ Gerrard “dashurohet” me Kamberin: E di se ku është rrjeta, nuk mund ta injoroni

Nëse Eros Grezda do të largohej nga Rangersi pa lënë gjurmë, por fatmirësisht ky nuk është fati i Florian Kamberit. I jashtëzakonshëm do të tregohej në ndeshjen e fundit në kampionat, teksa realizoi një super gol dhe dha një asist në barazimin 2-2 ndaj St Johnson.

Kamberi do të vinte sërish nga stoli, por gjithçka e ka një shpjegim. Trajneri Steven Gerrard e ka lënë pushim për të qenë nga minuta e parë në ndeshjen e kthimit ndaj Bragës. Kjo përballje luhet të mërkurën dhe është i vlefshëm për “Europa League”, ndërsa takimi u parë u fitua në shifrat 3-2. Vlerësimet e ardhura nga ana e Gerrard kanë qenë të jashtëzakonshme për sulmuesin e Shqipërisë.

“Kamberi mund të lërë shenjë ndaj Bragës, me siguri. Do të jetë një ndeshje tjetër kompet tani, Kamberi duhet të tregohet më altruist dhe të bëj disa vrapime të vërteta, të pista, të fuqishme dhe të sakrifikojë veten për ekipin në disa raste. Padyshim që ai do e bëj. Ju e shikoni që nëse i jepni Kamberit një mundësi, e di shumë mirë se ku është rrjeta. Kjo padyshim që është pozitive për ne. Unë doja që ta niste titullar që në ndeshjen e fundit në kampionat, por nuk doja të rrezikoja me 90 minuta për të, që të ishte i freskët për ndeshjen që kemi të mërkurën. Për këtë arsye nuk e futa. Por kur shkuam 1-0 në disavantazh, e kam aktivizuar. Mendoj se ishte vërtet i jashtëzakonshëm. Nuk mund ta injoroni këtë gjë, ka lënë vërtet impakt. Ishte njeriu i ndeshjes dhe të gjithë duhej të flisnin për Florian Kamberin”, tha Steven Gerrard. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *