“Tirona Fanatics” kanë bërë një reagim në minutat e fundit në lidhje me ngjarjen e ndodhur mes Kukësit dhe Tiranës. Jo pak, por më shumë se 100 stola janë thyer në “Air Albania”. Kjo solli reagimin e Federatës, klubeve të futbollit, por edhe vetë kryeministrit të Shqipërisë për marrjen e masave në lidhje me këtë çështje.
Tifozët e Tiranës shprehen se është e turpshme që shoqërohen anëtarët besnik bardheblu, në akuzën e thyerjes së stolave dhe prishjen e rendit publik, ku tre prej tyre janë dënuar me gjobë dhe një tjetër vazhdon në ambientet e paraburgimit. /Sport Ekspres/
“Reagimi i Tirona Fanatics”
Prej dites se shtune e deri sot, ne menyre totalisht te turpshme, Policia e Shtetit po shoqeron anetare te Fanatics individualisht ne ambientet e komisiariatit nr 1, me pretekstin e thyerjes se stolave gjate ndeshjes me Kukesin dhe prishjen e rendit publik.
3 anetare jane denuar me gjobe sot dhe 1 tjeter vazhdon te jete ne ambientet e paraburgimit, PA ASNJE PROVE FILMIKE, PA ASNJE FAKT!
Asnje ballafaqim me video-provat e me televizora te fikur, Policia e Shtetit deklaron se keto jane “urdhera nga lart”…
KJO ESHTE QESHARAKE!
Pseudopolicia edhe pseudourdheruesit e saj duhet te ndalojne sa me shpejt kete represion idiotesk ndaj antareve te TF dhe tifozeve bardheblu, te nisur nga kriminelet e vertete te ketij vendi…
Ne jemi Ultras, jo Kriminel!
Liri per cunat tone, Liri Per Ultras!