E fundit/ Humbje për Seria A, Juventus-Inter dhe gjithë takimet luhen pa tifozë

Një panik i madh ka përfshirë Italinë, pas përhapjes së Koronavirusit. Situata nuk po përmirësohet, por duke ndikuar edhe në sport. Katër takime u shtynë këtë javë, me kalendarin e ngjeshur që nuk lejon më vendime të tilla.

Federata Italiane e Futbollit ka marrë vendimin që java e 26 të luhet pa tifozë. Këtu përfshihet dhe super sfida Juventus-Inter. Vendimi i ka kaluar qeverisë italiane,që do jap aprovimin e fundit. Ndërkohë kompania do i kthejë lekët për biletat e shitura të gjithë tifozëve. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *