Agjenti i njohur me origjinë shqiptare, Fali Ramadani, ka përfunduar nën akuzë në Spanjë. Mbi të janë ngritur dyshimet se mund të jetë i përfshirë në një skemë të pastrimit të parave në Majorka. Kjo ka bërë që Gjykata Kombëtare e Spanjës të nisë investigimet për Ramadanin, teksa në operacionin e nisur nga autoritetet spanjolle kanë marrë pjesë Ekipi kundër Krimit të Organizuar dhe Grupi i Investigimit të Financave.
Ndërkohë agjenti i mirënjohur duhet të paraqitet në Madrid për të dhënë dëshminë e tij përpara Gjykatës Kombëtare. Ramadani është edhe kreu i një agjensie për menaxhimin e futbollistëve, mndërsa nën menaxhimin e tij janë edhe emra të njohur si Pjaniç, Koulibaly./Sport Ekspres/