Në Itali janë shtyrë shumë ndeshje pas paniku të Koronavirusit, që u përhap me shpejtësi. Shumë ndeshje në Seria A janë prekur, ndërsa ashpër ka reaguar presidenti i Ascolit, Masimi Pulcineli.
Ndeshja ishte programuar për të luajtur në 15:00, ndërsa në orën 13:30 u mor vendimi për të shtyrë takimin. Kjo pasi kishte rezultuar një rast pozitiv me Koronavirus në zonën afër ku do luhej ndeshja.
Vendimi erdhi nga dy klubet, ndërsa rreth 100 tifozê të Cremoneses u shkoi udhëtimi dëm në Ascoli. Ashpër ka reagusr edhe Pulcineli i cili u shpreh: “U shty zyrtarisht ndeshja, një vend absurd jemi. Qesharake. Menaxhuar nga njerëz të papërgjegjshëm. Stadiumi është vendi i fundit i rrezikshëm,tani i mbyllim se pushtohemi nga frika”. /Sport Ekspres/