Kutrone ka festuar si i çmendur te penalltia që ndëshkoi Milanin ndaj Fiorentinës, ndërsa u mbyll në barazimin 1-1. Pikërisht në minutën e 85, ku më shumë ishte një 11-metërsh i vjedhur sesa i merituar dhe i drejtë.
Sulmuesi italian ka kërkuar menjëherë gjithë mbështetjen e tifozerisë së Fiorentinës, duke u ekzaltuar më shumë se të gjithë, pa u shënuar ende goli. Por kur pyetet nga gazetarët në lidhje me këtë episod, shprehet: “Doja ta godisja unë penalltinë, por nuk do të gëzoja nëse shënoja, vetëm nga respekti që kam për Milanin. Pulgar është ai që ekzekuton të tilla raste dhe për këtë arsye i takonte e drejta. Për mua Milani nuk do të jetë kur kundërshtarë. Për pjesën tjetër, unë hyra me dëshirën që kam gjithmonë, të fitoj dhe të luftoj”, u shpreh Kutrone.
Nga ana tjetër, drejtori Paolo Maldini nuk e kupton ende penalltinë e dhënë: “Nëse kjo ishte penallti, atëherë vërtet që nuk e di se çfarë po ndodh me këtë futbollin e sotëm. Është pak irrituese në fakt, pasi VAR-i nuk e ka thirrur arbitrin. Tani po dalin disa rregulla që nuk i kam dëgjuar më parë”, ka thënë Maldini. /Sport Ekspres/
Che Cutrone fosse così pagliaccio non me lo sarei mai aspettato!! Va ad esultare come un pazzo al rigore FALSO procurato e voleva batterlo a tutti i costi come se avesse un conto in sospeso! RT @ACForzaMilano: I hate this corrupt league so much pic.twitter.com/HAiuQb9KVF
— F. Dwi Putra (@FajarDwiPutraa) February 22, 2020