Milanit është duke u ndeshur ndaj Fiorentinës dhe pjesa e parë është mbyllur në shifrat 0-0. Vërtet një mëkat ishte goli i anulluar te Zlatan Ibrahimoviç. Sulmues suedez nuk e tregon aspak moshën në Serinë A, në një nga elitat e futbollit europian, duke vazhduar të jap leksione.
Në minutën e 35 të takimit arriti që të kalonte bukur mes tre lojtarëve kundërshtarë, për ta dërguar më pas topin në rrjetë. Menjëherë ka ardhur edhe festa për shënimin, por që do të shuhej shpejt. VAR-i ka ndërhyrë duke akorduar faull në favor të Fiorentinës, pasi kishte një prekje të topit me dorë. /Sport Ekspres/
Voici le magnifique but d’Ibrahimovi? injustement refusé.pic.twitter.com/p7lIORk5SW
— Actualité Milan (@ActualiteMilan) February 22, 2020