VIDEO/ I lindur për të shënuar, Haland tund rrjetën dhe lë pas Mesin dhe Ronaldon

Erling Haland është kthyer në nj makineri golash këtë sezon, ku nuk po ndalet në asnjë ndeshje të tundë rrjetën kundërshtare. Edhe në takimin e sotëm kundër Werder Bremen ia ka dalë të shënojë pas një asist nga Hakimi, duke e mposhtur lehtësisht portierin kundërshtar. Haland dyfishoi shifrat në minutën e 66, të cilat mbetën të tilla deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit.

Vetëm 8 ndeshje me fanellën e Borusias së Dortmundit, por plot 12 gola të shënuar mbajnë firmën e tij. Në total, sulmuesi norvegjez shkon në kuotën e 40 golave dhe 8 asisteve në 30 paraqitje të zhvilluara që nga fillimi i sezonit, kur ishte pjesë e Salzburgut në Austri. Shifra këto që e rendisin të 3-tin në garën për Këpucën e Artë, ku vetëm Levandovski dhe Imobile qendrojnë sipër tij, duke bërë kështu më mirë edhe se ata që për vite me radhë kanë dominuar botën e futbollit, Ronaldo dhe Mesi./Sport Ekspres/

https://twitter.com/BorussenEdits/status/1231247059380031488

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *