Tirana arriti që të fitonte me rezultatin 2-1 ndaj Kukësit, në përballjen e zhvilluar sot në “Air Albania”. Batha dhe Torrasa do të realizonin për bardheblutë, duke zhvlerësuar autogolin e Vangjelit që bëri me nisjen e pjesës së dytë.
“Sport Ekspres” konfirmon se dy figura të njohura të Partizanit ishin sot në stadium për të parë Tiranën. Bëhet fjalë për Olsi Ramën dhe Genc Tomorrin, që kanë post tek të kuqtë. Pavarësisht se Partizani luan nesër ndaj Bylisit, mendja është te derbi i Shqipërisë. Këtë herë nuk ka vend për një hap të gabuar dhe llogaritë shkojnë më shumë sesa një çështje nderi me kundërshtarin. Nëse Tirana do të fitonte sërish ndaj Partizanit, ashtu si bëri edhe në ndeshjen e fundit, atëherë shkëputja do të ishte e konsiderueshme. /Sport Ekspres/