Kukësi ka hummbur takimin e sotëm si dhe kreun në përballjen e vështirë me Tiranën. Ishin pikërisht bardheblutë që dolën triumfues nga “Air Albania”. Një ndeshje e çmendur kjo e sotmja që fali pafund emocione dhe spektakël në fushë. Minuta dramatike do të ishin ato të fundit, ku Tirana përmbysi gjithçka brenda vetëm 2 minutave, duke i dhënë një përfundim krejt tjetër takimit nga ajo çfarë të gjithë po prisnin deri në ato moment. Një rezultat i tillë ka sjellë festë te kryeqytetasit, por ka vendosur dëshpërimin në fytyrat e kuksianëve.
Në përfundim të këtij dueli, presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ka qenë i pranishëm në një dalje publike për mediat, ku shprehet:
“Ne bëmë gjithë atë lojë dhe ta lëshosh në fund pastaj. Dhe ai faulli që arbitri(ku shënoi Batha) dukej se nuk ishte, por gjithsesi ta shohim me qetësi. Pra e prishi arbitri lojën, por edhe ekipi ka neglizhuar shumë se po pësojmë prej dy ndeshjesh në fund. Pse po ndodh? Duhet të pyesim stafin teknik se përse po ndodh. Unë e di se nuk i mungon gjë. Ky rasti i kartonit të kuq e ka prishur lojën, por ky është futbolli. Ne e kishim ndeshjen të fituar dhe tani do të vazhdojmë për takimet e tjera, pasi nuk ishte e fundit e kampionatit”, tha Gjici. /Sport Ekspres/