Tirana është duke u ndeshur ndaj Kukësit në “Air Albania”. Verilindorët e luajnë si pritës këtë takim, por një numër shumë i madh i tifozëve në stadium janë bardheblu. Muçi ka rrezikuar që në minutën e 2 portën kundërshtare, por Gjika ka reaguar mirë. Gjithë brohorimat e stadiumit shkuan për këtë moment, duke menduar një realizim të shpejt.
Ndërkohë para ndeshjes grupimi i tifozëve të Tiranës kanë pasur një thumbim me presidentin e ekipit, Refik Halili. Duke parë pakënaqësinë që shprehu Halili në lidhje me ndërrimet e vonuara të Egbos për ndeshjen e fundit ndaj Skënderbeut, tifozët kanë hapur një banderolë duke shkruar: “Mendjen te borxhet, jo te formacioni i trajnerit”. Nga ana tjetër, Safet Gjici është duke e parë këtë përballje në shoqërinë e Taulant Ballës. /Sport Ekspres/