Kukësi-Tirana bëhet gati për të nisur në “Air Albania”, ndërsa bëhet fjalë për kryendeshjen e kësaj jave. Bardheblutë kanë në mbështetje edhe dy tifozë specialë si Sulejman Starova dhe Sulejman Demollari.
Nëpërmjet një video të publikuar në rrjetet sociale, shihen të dy personazhet e mirënjohura në futbollin shqiptar, teksa këndojnë gjatë një dreke të organizuar, ku kanë qenë edhe Edmond Gëzdari me Arben Vilën. Të gjithë të pranishmit kanë kënduar për skuadrën e Tiranës, së bashku me një fizarmonikë që i shoqëronte në atë moment. /Sport Ekspres/