Gjici ia kthen me thumba e ironi Gjokës: Do marri kollaren e Bulkut, se Tiranën s’ia beson njeri

Një debat është zhvilluar gjatë mbrëmjes së djeshme në emisionin “Pressing”, teksa flitej për ndeshjen Kukësi-Tirana. Ernest Gjoka ka shprehur preferencën e tij për bardheblutë, që të dalin të fituar nga kjo përballje, duke u shprehur me elegancë: “Jam me kollaren e Bulkut”.

Por këtë gjë nuk e ka pritur mirë Rrahman Hallaci, i cili u shpreh se Gjoka duhej të bënte kujdes me fjalët dhe duhej të kujtonte se Kukësi ia hapi gjithmonë derën. Mbi këtë çështje reagoi edhe vetë presidenti Safet Gjici, i cili nuk i kurseu thumbimet.

“Do marri vetëm kollaren e Bulkut, se Tiranën nuk ia beson njeri sado elozhe të bëj. Mosmirënjohësit e mbarojnë shpejt karrierën. Hallaçi e llogjikoi saktë, nuk duhet ajo deklaratë për atë superkarrierë që Kukësi i dha”, ka thënë Gjici. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *