“Air Albania” është shtëpia e re e Kombëtares së Shqipërisë, ndërsa dyert e saj janë hapur edhe për Superioren duke ia shtuar më tepër hijeshinë kampionatit shqiptar. Padyshim një impiant me kushte tërësisht moderne e të krahasueshme me stadiumet e nivelit europian, fjalët pozitive për të nuk munguan si në Shqipëri ashtu edhe jashtë saj. Madje në britani do e cilësonin edhe si “Ëembley i Ballkanit”.
Ndërkohë “Air Albania” tashmë konkuron edhe për tu shpallur si stadiumi më i mirë për vitin 2019. Është faqja “stadiumdb.com”, e cila është një bazë të dhënash për stadiumet e gjithë botës dhe ndan çdo informacion në lidhje me ta, që e ka përfshirë impiantin e shqiptar në listën e 21 më të mirëve. Fituesi në fund do të vendoset nga personat që japin pikët e tyre nga 1-5, së bashku me votimin e jurisë. Votimet zgjasin deri në 15 mars, ndërsa emri i stadiumit më të mirë për vitin 2019 do të shpallet në datën 18 të muajit të ardhshëm./Sport Ekspres/