Marash Kumbulla ka bërë një sezon të shkëlqyer deri në këtë moment me klubin e Veronës, duke tërhequr vëmendjen e shumë skuadrve të mëdha brenda dhe jashtë Italisë. I sigurt dhe thuajse i pakalueshëm në mbrojtje, mbrojtësi shqiptar ka ditur t’i hapë telashe çdo sulmuesi që ka pasur përballë. Fjalët e mira për të nuk janë kursyer në asnjë moment si nga personat e botës së futbollit, ashtu edhe nga sportdashësit.
Së fundmi është edhe ndihmësi i Edoardo Rejës në stolin e Shqipërisë që ka folur për Kumbullën. Segio Porrini i thur elozhe talentit kuqezi, që ka përfunduar nën orbitën e Interit prej disa muajsh dhe zikaltrit duket të jenë shtëpia e tij e re në verë. Italiani tregon aftësitë që e bëjnë mbojtësin shqiptar kaq të kërkuar dhe justifikojnë arsyen pse shihet si një nga më premtuesit në rolin e tij në të ardhmen.
“Çfarë lloj lojtari mund të bëhet Kumbulla? Ai është një djalë me aftësi të mëdha në fazën mbrojtëse. E kemi grumbulluar edhe te Shqipëria. Kumbulla është në dijeni të cilësive që ka: shumë inteligjent, i përqendruar dhe i vëmendshëm në vijën e mbrojtjes. Ka një teknikë të mirë dhe një fizik të duhur. Do e shohim në të ardhmen. Kumbulla ka mundësinë që të luajë në qendër të mbrojtes, si në rastin me 3 ashtu edhe me 4 të tillë. Është një talent që pritet të ketë një të ardhme të madhe”, ka thënë Porrini./Sport Ekspres/