Sulmi i Shqipërisë po gatuhet nga legjenda! Gerrard pa fjalë nga Kamberi: U mahnita me të! Po bën shumë presion

Sulmi i Shqipërisë është duke u gatuar nga legjenda të futbollit dhe njerëz me eksperiencë të jashtëzakonshme në arenën europiane të futbollit. Të gjithë kemi folur për Rei Manajn që vazhdon të stërvitet te Barcelona e parë, për të vazhduar me Armando Brojën që u thirr së fundmi nga Frenk Lampard, Vrioni nga Sarri dhe Florian Kamberi që është nën urdhërat e Steven Gerrard.

Sulmuesi shqiptar ka lënë përshtyje fantastike te trajneri i Rangersit, që do ta hedh nga minuta e parë si titullar në ndeshjen e sotme për “Europa League”. Mes të tjerash, Gerrard shpreh në këtë mënyrë përshtypjen e tij për Kamberin:

“Kur ti merr shfaqje indiferente nga grupi dhe individ të caktuar, atëherë duhet të marrësh lojtarë që ndoshta po presin dhe po shtyjnë për një mundësi. Ka njerëz këtu që po bëjnë presion për të marrë atë mundësi dhe po stërviten në ritmet e duhura. Një prej tyre është Kamberi. Unë i thashë që të vazhdojë të bëjë të njëjtën gjë, sepse po ndryshon ajrin këtu.

Me të vërtetë që jam mahnitur me të kur erdhi në fundjavë me atë paraqitje, kështu që do të ketë një mundësi për Kamberin, jam i sigurt. Nuk ka përvojë në Europë? Ndonjëherë kjo të ndihmon, se nuk ke frikë. Ai ndoshta e ka parë futbollin europian për një kohë shumë të gjatë dhe e mendoi: “Unë e dua atë mundësi”. Si trajner nuk e shoh dhe të them se ky ka luajtur 100 herë dhe ky tjetri 0 në Europë. Marrë atë që shoh çdo ditë dhe Kamberi po kërkon mundësi”, tha Gerrard. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *