Kukësi do të përballet ndaj Tiranës, në sfidën më të rëndësishme të kësaj jave në Superiore. Ndërsa bardheblutë kanë një rritje të madhe me ardhjen e Egbos në krye të ekipit, trajneri Shpëtim Duro nuk trembet nga kundërshtari. Në një prononcim të shkurtër për “Report TV”, ai shprehet se e ka dominuar Tiranën në dy takimet e para.
“Ne kemi qenë superior me Tiranën, si në rezultat dhe lojë në dy ndeshjet e para. Sigurisht që të gjitha takimet kanë historinë e tyre dhe fiton ajo skuadër që interpreton më mirë lojën. Si është Tirana mirë jemi edhe ne, pasi kemi tre muaj pa humbje. Pra të dyja ekipet janë në maksimumin e tyre”, ka thënë Duro. /Sport Ekspres/