Mirësevjen…Jashanica! Substanca i mori 2 vite karrierë, koha mbaroi dhe te Skëndërbeu që në fundjavë

Bajram Jashanica është një luftëtar dhe nuk di të dorëzohet. Jo pak, por dy vite qëndroi jashtë futbollit për përdorimin e substancave të ndaluara.

Kjo pasi mjeku i ekipit i kishte dhënë një medikament pas një dëmtimi, që do të rezultonte i gabuar dhe njëkohësisht fatal për mbrojtësin. Por dy vite kanë kaluar tashmë dhe Bajram Jashanica mund të jetë gati me Skënderbeun që në ndeshjen e fundjavës, atë kundër Teutës.

Ajri i fushës ka nisur të ndihet sërish, ndërsa Jashanica do të shkelë barin për të marrë sërish oksigjenin e munguar. Sigurisht që nëse do të vazhdonte të luante në të njëjtën mënyrë me Skënderbeun dhe nuk do të merrej ai medikamenti, Jashanica do të ishte me një skuadër tjetër europiane, por këtë objektiv do të kërkojë ta arrijë duke e rinisur atje ku e la, te Skënderbeu. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *