Djaloshi Erling Haland, vazhdon të magjeps botën e futbollit me veprat e tij. Këtë herë ishte momenti në Champions League, por jo me fanellën e Salzburg, por me Dortmundin.
Të gjitha miliardat e PSG-së thyen para meditimit të sulmuesit norvegjez. Ndeshjen ndaj kampionëve të Francës e ka vendosur i vetëm me dopietën e tij, në fitoren me rezultatin 2-1. Haland do të shënonte në minutën e 69, por Nejmar riktheu baraspeshën në të 75. Vetëm dy minuta, kaq i duheshin Halandit, për të bërë që stadiumi i stërmbushur të oshëtinte edhe njëherë. /Spprt Ekspres/