“Përse më hoqe nga loja? Unë të fshi fotot në “Instagram”/ Hakërrimi i çuditshëm i Bersant Celinës te Swansea

Bersant Celina, ylli i dalë nga Manchester City, është vlerësuar shumë te Swansea në sezonin e shkuar për golat e jashtëzakonshëm që ka shënuar dhe me një paraqitje brilante. Por në këtë kampionat kemi një zbehje të lehtë, teksa nuk po arrin të kthehet më në protagonist.

Në ndeshjen e fundit që Swansea luajti në transfertë ndaj Hull, në atë barazim 4-4, të gjithë tifozët i janë vërsulur Celinës me kritika. Lojtari shqiptar u largua nga fusha e lojës në minutën e 73 për t’i lënë vendin Garrick, që shënoi vetëm 4 minuta më vonë.

Aspak i kënaqur duket sulmuesi i Kosovës, që e shprehu edhe gjatë largimit nga fusha. Por tifozët kanë vënë re edhe një detaj tjetër, teksa Celina ka fshirë në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram” të gjitha fotot që kishte veshur fanellën e Sëanseas. Një hakërrim i çuditshëm dhe që e ka kthyer në vëmendjen mediatike në Angli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online