Pak para dhe shumë ide/ Në krahun e Milanit admirojnë Lacion: Tare prandaj nuk erdhi, Gazidis nuk e do inteligjencën

Ekipi i Milanit duket se edhe këtë sezon është shumë larg objektivave, ndërsa kualifikimi në “Champions League”, është më tepër sesa i vështirë për t’u arritur. Por nëse ka një skuadër që përkrahin dhe duan që të fitojë Serinë A në këtë moment, para Juventusit dhe Interit, është sigurisht Lacio.

“Milanofree.it” ka bërë një artikull ku ka përshkruar fare mirë këtë moment të magjishëm që po kalon Lacio. “Pak para dhe shumë ide”. Këtu i referohen blerjeve që kushtojnë fare pak në tregun europian, por që arrijnë të lënë gjurmë dhe të bëhen vendimtar në kampionatin italian.

Igli Tare është një prej protagonistëve kryesor dhe çelësi i suksesit. Milani e ka kërkuar që ta afrojë në ekip, por vetë drejtori sportiv shqiptar nuk e ka marrë një post të tillë. Media italiane në fjalë i kthehet edhe njëherë kësaj teme, duke ia faturuar dështimet Gazidis.

“Tare ka një dhunti të pamohueshme në zbulimin e lojtarëe gjysmë të njohur ose edhe të panjohur. Maldini në verën e shkuar e donte me çdo kusht në Milano. Por drejtori sportiv shqiptar iu përgjigj duke mos e pranuar postin, pasi e dinte fare mirë se Gazidis do të kishte ndaluar çdo iniciativë inteligjente të tij”, shkruhet në artikull. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *