Një kampionat i ndezur është edhe në Spanjë, ku Reali i Madridit nuk ka arritur që të ruajë diferencën me Barcelonën. Madrilenët kanë barazuar me rezultat 2-2 ndaj Celta Vigos, me këta të fundit që po luftojnë për mbijetesë dhe pas kësaj pike të marrë dalin nga zona e ftohtë.
Miqtë kanë surprizuar me futbollin e zhvilluar në “Santiago Bernabeu”, ndërsa kaluan në avantazh që në minutën e 7 me Smolov. Në pjesën e dytë erdhi përmbysja e rezultatit, ku Kross në të 52-tën dhe Ramos me anë të 11-metërshit në të 65-tën, i dërguan shifrat në 2-1. E kur pritej që madrilenët të mbyllnin ndeshjen me këtë rezultat, ishte Mina që rikthehu baraspeshën dhe vendosi historinë e takimit. Pas këtij hapi të gabuar, Barcelona është vetëm një pikë larg Realit të Madridit. /Sport Ekspres/