Ditën e sotme janë luajtur edhe ndeshjet e mbetura të javës së 16 të Kategorisë së Parë. Besëlidhja ka ruajtur hapin e Kastriotit kryesues së grupin A, duke mposhtur në shtëpi ekipin e Burrelit. Lezhjanët momentalisht renditen në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit, me vetëm 4 pikë më pak se udhëheqësit.
Ndërkohë në grupin tjetër, Lushnja është mundur me shifrat 2-1 nga Pogradeci. Pasi Apolonia u rrëmbeu kreun, tashmë janë liqenorët ata që u marrin edhe vendin e dytë. Ndërkohë fierakët kanë fituar në Kavajë ndaj Besës, me takimin që ka përfunduar me rezultatin 2-3. Kreu kështu i takon sërish Apolonisë, që udhëheq me 35 pikë të grumbulluara, e ndjekur nga Pogradeci me dy më pak, ndërsa Lushnja renditet e treta me 31 pikë./Sport Ekspres/