Eni Imami ka luajtur nga minuta e parë në ndeshjen e djeshme, ndërsa Skënderbeu arriti që të merrte barazimin 1-1 ndaj Tiranës. Mesfushori ka luajtur kundër ish-skuadrës, pasi më herët ka qenë pjesë e bardhebluve.
Ndërkohë emocionet e marra nga kjo përballje, i ka shprehur edhe në rrjetet sociale. “Ndjenjë e bukur dhe e çuditshme kur luan kundër ish-shokëve të skuadrës. Një ndeshje shumë e mirë nga Skënderbeu dhe të vazhdojmë përpara”.
Teksa Besar Musolli duartroket për këtë rrugë të hapur që i lihet Kukësit, që mund të shkëputet më tepër nëse mund Bylisin, Imami shkruan: “Jepini pra sot”. /Sport Ekspres/