Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, atje ku poshtë makinës së Suad Licit mendohet të jetë vendosur lëndë plasëse. Ka qenë vetë adminisitratori i Vllaznisë që ka telefonuar policinë pasi ka parë një letër të mbështjellë me natriban. Pasi policia po vazhdon ende me punën, Lici ka bërë reagimin e parë sipas asaj q? raporton “Top Channel”:
“Lajmërova policinë dhe kaq. Ndoshta ka lidhje me detyrën. Le t’ua lëmë organeve kompetente, unë nuk kam konflikt me asnjë njeri, asnjë lloj problematike. Unë jam një njeri i lirë dhe dua të vazhdoj të jem i lirë.
Thjesht do vazhdoj detyrën, edhe sot do jem, do marr pjesë në ndeshjen në Durrës, do vazhdoj jetën time të përditshme. Nëse (ngjarja) është në marrëdhënie me sportin mendoj që kriminelët, apo çdo pjesë e strukturës kriminale duhet të qëndrojë larg sportit, le ta lërë qytetin të bëjë jetën e vet sportive. Nuk më tremb asnjë fije kjo ngjarje”, tha Suad Lici. /Sport Ekspres/