Sot është luajtur edhe java e 22 e Bundesligës gjermane. Kjo e shtunë pa në fushë tre futbollistë shqiptarë. Abrashi duket se ka hiptekuar sërish vendin e titullarit në mesfushën e Freiburgut, ku luajti për 90 minuta të plota kundër Augsburgut. E njëjta gjë vlen edhe për gladiatorin Gjasula, që është preferuar këtë herë nga trajneri që nga minuta e parë, duke u bërë i pazëvendësueshëm te Paderborni.
Ndërkohë i padiskutueshëm në fushë ka qenë edhe sulmuesi Milot Rashica. Shqiptari ka shkëlqyer në gjysmën e parë të sezonit me golat dhe paraqitjet e tij me fanellën e Werder Bremenit, duke u renditur ndër më të mirët në kampionatin gjerman. Madje shumë klube janë vënë në radhë për të marrë shërbimet e Rashicës, që me gjendjen e Ëerder Bremenit për vitin 2020 duket se vetëm largimi mund ta ndihmojë.
Sërish një ndeshje që nuk mban emrin e Rashicës në listën e golashënuesëve dhe një pjesë e fajita këtu shkon për klubin gjerman, që këtë sezon është në luftë për mbijetesë dhe mban vendin e parafundit në renditje. Për këtë arsye, Milot Rashica duhet të mbajë sytë nga vera, në mënyrë që të hedhë hapin tjetër në karrierë e të provojë veten në një ekip më të madh, ku mundësitë për të shënuar do të jenë më të larta./Sport Ekspres/