Një e ftuar speciale do të jetë në ndeshjen mes Tiranës dhe Skënderbeut, që do të zhvillohet në “Air Albania”. Bëhet fjalë për Merita Halililin, që do të këndojë disa këngë të repertorit popullor.
Njoftimi ka ardhur nga vetë faqja zyrtare e bardheblutë, që njofton për këtë surprizë të bukur. Kryeqytetasit kërkojnë që të vazhdojnë serinë pozitive të rezultateve me në krye Egbon, që nuk e njohin ende humbjen apo barazimin. Ndërkohë edhe një numër i lartë tifozësh priten që të jenë sot të pranishëm në përballjen ndaj Skënderbeut. /Sport Ekspres/