Thirrja e sulmuesit të Shqipërisë në ekipin e parë të Barcelonës, nuk është pritur aspak mirë në Serbi. Rei Manaj gjendet në listën e katalanasve në përballjen që do të kenë ndaj Getafes, në takimin e vlefshëm për kampionatin spanjoll.
Sipas të gjitha gjasave do të kemi disa minuta për të në fushën e lojës, ku do të veshë fanellën e katalanasve. Por ky lajm nuk është pritur aspak mirë nga Kurir, që e hap artikullin me:”Lajm tronditës”, ndërsa njofton grumbullimin e Manajt nga Barcelona. /Sport Ekspres/