Gjendja te Partizani nuk është aspak e mirë aktualisht, teksa klubi i të kuqëve është eliminuar nga Kupa e Shqipërisë pas përballjes me Besëlidhjen. Drejtuesit e klubit ia kishin bërë të qartë lojtarëve se nëse një gjë e tillë do të ndodhte, atëherë do të kishte masë për ta.
Ashtu edhe ndodhi, ku sipas asaj që raporton “TV Klan”, futbollistët nuk do të marrin pagën mujore. Për të vazhduar më tej, ku nuk është dënimi i vetëm. Lojtarët janë të detyruar që të fitojnë tre ndeshjet e radhës në kampionat, që gjendja të rikthehet sërish në qetësi. Sidomos kur bëhet fjalë për derbin e Shqipërisë, ndaj Tiranës, me drejtuesit që këtë herë nuk mund ta falin një tjetër humbje. /Sport Ekspres/