Ndonjëherë për të shënuar nuk të duhet vetëm aftësia dhe nuhatja e golit. PËr të arritur deri këtu mund të të hyjë në punë edhe dinakëria. Këtë gjë e ka treguar sulmuesi Robin Quaison. Ky i fundit i ka shpëtuar me zgjuarsi mbulimit të mbrojtësit kundërshtar për të shkuar më pas të shtynte topin në rrjetën kundërshtare.
Quaison është shtirur sikur duhej të lidhte këpucët e tij dhe kaq ka mjaftuar që mbrojtësi kundërshtar ta linte të vetëm, duke mos e konsideruar aspak si një kërcënim për portën. Por sulmuesi ka përfituar nga kjo situatë dhe ka ndjekur aksionin, që në fund u finalizua me një top të ndalur në rrjetë.
Kjo hile u përdor nga Quaison në ndeshjen që ekipi tij, Mainz, luajti kundër Hertës së Berlinit. Takimi përfundoi në shifrat 1-3 në favor të Mainzit dhe me sa duket ajo hile e përdorur nga sulmuesi rezultoi të ishte e vlefshme për klubin e tij./Sport Ekspres/
? This shoelace trick is definitely one for all you strikers out there to try in your next game ?
?? Robin Quaison pic.twitter.com/SoVPpVXoBT
— Bundesliga English (@Bundesliga_EN) February 12, 2020