Tirana do të ndeshet ndaj Skënderbeut, në takimin e vlefshëm për javën e 22 të Superiores. Një ndeshje që pritet me interes të lartë, ndërsa bardheblutë e kanë vendosur që të zhvillohet në “Air Albania”.
Ndërkohë nuk mungojnë edhe “thumbimet” mes tifozerive. Sfidën e kanë ndezur tifozët besnik të bardhebluve, “Tirona Fantacis”. Teksa njoftojnë për ndeshjen e radhës, shkruajnë se do të luajnë kundër “kërnackave”, duke mos vendosur emrin e Skënderbeut. Gjithashtu njoftohet se në stadium do të jenë vetëm për emrin e klubit dhe për askënd tjetër. /Sport Ekspres/