Epiqendra e merkatos në Itali ka vetëm një orientim, ku do të transferohet Marash Kumbulla? Interesimi i jashtzakonshëm për mbrojtësin shqiptar ka rrezik të kthehet në një situatë presioni për të. Media italiane por edhe jo vetëm raportojnë ditë pas dite mbi ecuritë e reja të klubeve për të bindur Marash Kumbullën. Së fundi ka qenë vet menaxheri i mbrojtësit i cili ka folur disi më hapur se në daljet e tjera publike.
Në një intervistë dhënë për mediar italiani menaxheri Gianni Vitali tregon interesimin e jashtzakonshëm që klubet europiane kanë shfaqur për Marashin. Menaxheri thotë se zgjedhja përfundimtare do i takoi vet lojtarit pasi është ai që ka bllokuar negociatat paraprake. Por më i vendosuri dhe më kokëforti për transferimin e Marashit mbetet Igli Tare nga Lazio.
“Po, unë do të thoja që me të vërtetë ka një interesim të madh për Marashin. Lazio, Napoli, Fiorentina, Inter dhe Juventus, përsa i përket Italisë. Megjithatë, në Evropë ka shumë interes nga Bundesliga, siç thuhet dhe në një lajm të Bild. Aty janë Bayern Munich, Bayern Leverkusen dhe Borussia Dortmund. Një konkurs i frikshëm, por Lazio dhe Tare duket se nuk kanë ndëmend ta lëshojnë transferimin e Kumbullës.
Tares i pëlqen shumë, ai foli me mbrojtësin në Olimpico për ta provuar dhe bllokuar atë menjëherë. Ka një radhë, po, por në fund të fundit fjala e fundit do të varet nga Kumbulla. Marashi dëshiron të luajë. Në janar ai nuk shkoi në Napoli vetëm për të marrë pak kohë, vlerësuar dhe menduar për zgjidhjen e duhur për të”- ka thënë menaxheri i Kumbullës./Sport Ekspres/