Ndeshja e parë në telefon, Jupi i kthehet Jeminit: Mos fol brockulla, po çfarë VAR-i po ngatërron këtu

Foto që është shpërndarë gjerësisht në media gjatë ndeshjes mes Vllaznisë dhe Tiranës, ishte ajo kur vëzhguesi i takimit po ndiqte përballjen në telefon. Kjo ka ngjallur shumë diskutime, ndërsa është kthyer edhe në një çështje te emisioni “Procesi Sportiv”.

Lorenc Jemini është shprehur se vëzhguesi nuk është i autorizuar që ta bëj një gjë të tillë dhe skena të tilla nuk duhet të përsëriten më. Por një tjetër mendim ka ndarë Redi Jupi në lidhje me këtë çështje duke u shprehur: “Po si mendon ti, dy të këqija e bëjnë një të mirë? Po lëre tani, mos fol brockulla. I jepni jehonë ca gjërave kot. Po me çfarë VAR-i po e krahason këtë? VAR-i është një sistem i gjërë te arbitrimi, po e ngatërron kot këtu. Ke vetëm një person që po sheh një ndeshje aty. Po e zmadhoni kot”, ka thënë Jupi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *